Home Aktualitet Hapen auditorët…, Komiteti i Ekspertëve komunikon masat e reja
Hapen auditorët…, Komiteti i Ekspertëve komunikon masat e reja
0

Hapen auditorët…, Komiteti i Ekspertëve komunikon masat e reja

0
0

Komiteti i Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e pjesshme të auditorëve për të realizuar konsultat dhe provimet.

Duke qenë se situata paraqitet më e përmirësuar, komiteti ka vendosur që të heqë karantinën dy javore për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia.

Ndërkohë kufizimi i orarit për qarkullim vijon të mbetet i njëjtë për momentin, çka do të thotë se gjithçka mbyllet nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp foli edhe për procesin e vaksinimit ku përmendi se që prej fillimit e deri tani në vend kanë mbërritur në total 748 mijë e 400 doza vaksine, ndërsa në total janë vaksinuar 537 mijë qytetarë, 100 mijë prej të cilëve kanë marrë tashmë edhe dozën e dytë të vaksinës.

 

ogertaaaaa

komitetii

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=8Dra5-dHboU