Home Lifestyle Kujdes nga këto zakone! Këshilla për një fytyrë të pastër dhe pa akne
Kujdes nga këto zakone! Këshilla për një fytyrë të pastër dhe pa akne
0

Kujdes nga këto zakone! Këshilla për një fytyrë të pastër dhe pa akne

0
0

Larja e tepërt

Dermatologët rekomandojnë që ta lani fytrën dy herë në ditë. Larja e tepërt mund të shkotojë tharje të lëkurës dhe ndryshim në vlerën e PH.

Heqja e grimit

Eshtë e këshillueshme përdorimi i një uji tonik për heqjen e makeup-it, dhe një larësi i cili i përshtatet nevojave të lëkuës suaj. Mundohuni të shmangni përdorimin e pecetave të lagura pasi ato përmbajnë alkool dhe parfume që irritojnë lëkurën tuaj.

Temperatura e ujit

Dermatologët këshillojnë larjen e fytyrës me ujë sa më të ftohtë. Uji i ngrohtë shkakton hapjen e poreve, gjë që e bën më të lehtë futjen e papastërtive në lëkuën tuaj.

Produkte të përshtatshme

Tregu sot ofron një larmishmëri të produketeve kozmetike dhe për përkujdesin e lëkurës. Është e rëndësishme të gjeni produktet që i përshtaten tipit të lëkurës suaj.

Përdorni hidratues

Aknet dhe problemet e lëkurës në shumicën e rasteve shkaktohen nga mungesa e hidratimit. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e hidratuesëve xhel për lëkura të yndyrshme, dhe kremra me bazë vaseline për lëkura të thata.

Kujdes me peshqirët 

Peshqirët janë ndikuesit kryesor të acarimit të lëkurës suaj. Dermatologët rekomandojnë mbajtjen e disa peshqirëve vetëm për fytyrën. Rekomandohet ta thahni fytyrën dhe shmangni fërkimin gjithashtu.

Kujdes ushqyerjen

Kini parasysh marrëdhënien e dietës suaj me lëkurën. Qumështi mund të jetë pjesërisht shkaktar i krijimit të akneve, thotë Dr. Jeffrey Hsu, bashkëthemelues dhe bashkëdrejtor i Oak Dermatology. Ai vuri në dukje studimet që tregojnë lidhjen midis pirjes së qumështit të lopës dhe shpërthimit të akneve.

Linku: https://www.teenvogue.com/story/how-to-get-clear-skin-21-dermatologist-approved-tricks

Burimi i fotos: pexels.com