0
0
Një festë në shtëpinë e Big Brother VIP solli tensione mes Antonetës dhe Nichit. Dy banorët, të cilët më herët kishin shfaqur pëlqim për njëri-tjetrin, dhanë shenja xhelozie gjatë festës, raporton Klan Kosova.
Tensioni mes tyre vazhdoi edhe pas festës. Pas një mosmarrëveshjeje tjetër, Antoneta shpërtheu në lot. E revoltuar nga debati, ajo iu drejtua Nichit dhe i kërkoi të largohej.
“Hiqmu nga rruga, mos më dil më përpara, i pafytyrë”, i tha Antoneta.
Përplasja vjen pas afrimitetit që dy banorët kishin treguar më herët në shtëpi. Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, Antoneta i kërkon hapur distancë Nichit, ndërsa mbetet për t’u parë si do të ndikojë ky debat në raportin e tyre.