0
0
Deni në bashkëpunim me Walter sollën sot projektin më të ri “Aventura”. Hiti më i ri i verës sapo mbërriti. Deni solli një klip të veçantë dhe shumë sensual. Skenat në shtrat dhe në det, i dhanë klipit një shkëlqim dhe atraksion special. Me një muzikë mjaft ritmike dhe një tekst të bukur, “Aventura”, do të shoqërojë aventurat e kësaj vere. Titulli i këngës shumë aktual dhe klipi novator, janë dy ndër pikat më të forta të këtij projekti. Për të gjithë ju që dëshironi të shijoni pushime më të bukura, “Avetura”, duhet të jetë patjetër në playlistën tuaj.
“Aventura”: