Home ShowBiz Nga pasarela në shtratin e spitalit, Bella Hadid flet për sëmundjen dhe tregon gjendjen e saj
Nga pasarela në shtratin e spitalit, Bella Hadid flet për sëmundjen dhe tregon gjendjen e saj
0

Nga pasarela në shtratin e spitalit, Bella Hadid flet për sëmundjen dhe tregon gjendjen e saj

0
0

Bella Hadid është rikthyer me një shkrim në rrjetet sociale ku flet për trajtimin e sëmundjes Lyme me të cilën është duke luftuar prej kohësh. Supermodelja falenderon të gjithë ata që i qëndruan pranë e veçanërisht nënën e saj.

Sëmundja Lyme është sëmundja transmetohet te njerëzit përmes pickimit të rriqrave të infektuara.

“Vetja ime e vogël që vuajta do të krenohej me veten time të rritur që nuk hoqa dorë. Falenderoj nënën time që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, që më qëndroi pranë, nuk më la vetëm, më mbrojti, mbështeti, por mbi të gjitha, që më besoi gjatë gjithë kësaj.

Të jetuarit në këtë gjendje, duke u përkeqësuar me kohën dhe punën, ndërsa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin krenarë, më kishin dëmtuar në mënyra që nuk mund t’i shpjegoj.

U përpoqa të zgjedh fotot më pozitive që munda, sepse sado e dhimbshme të ishte kjo përvojë, rezultati ishte përvoja më ndriçuese e jetës sime e mbushur me miq të rinj, vizione të reja dhe një mendje të re. Do të kthehem kur të jem gati. Me mungoni shume te gjithe. Ju dua shumë të gjithëve”

Linku: https://www.instagram.com/bellahadid/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/bellahadid/?hl=en