Në një episod të fundit të podcast-it “Sibling Revelry”, ish-zonja e parë Michelle Obama foli për vendimin e vajzës së saj të madhe, Malia, për të mos përdorur mbiemrin “Obama” në projektin e saj të parë filmik. Në filmin e shkurtër të vitit 2023, “The Heart”, Malia u paraqit si “Malia Ann”.
Michelle shpjegoi se vajzat e saj, Malia dhe Sasha, janë shumë të ndjeshme ndaj idesë së të qenit të privilegjuara për shkak të mbiemrit të famshëm dhe duan të provojnë veten në mënyrë të pavarur. “Ata nuk duan që njerëzit të mendojnë se gjithçka u është dhënë thjesht sepse janë vajzat tona,” tha ajo.
Obama theksoi se, pavarësisht dyshimeve që njerëzit mund të kenë, ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, e mbështesin përpjekjen e vajzave për të ndërtuar identitetin e tyre dhe për të ecur përpara me vlerat e trashëguara nga familja.
Linku: https://thehill.com/blogs/in-the-know/5334553-michelle-obama-malia-name-change/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/michelleobama44/