Home ShowBiz Jessie J konfirmon ndarjen nga Chanan Colman pas pesë vitesh lidhje
Jessie J konfirmon ndarjen nga Chanan Colman pas pesë vitesh lidhje
0

Jessie J konfirmon ndarjen nga Chanan Colman pas pesë vitesh lidhje

0
0

Këngëtarja britanike Jessie J ka konfirmuar ndarjen nga basketbollisti Chanan Colman, me të cilin ka një djalë, Sky.

Lajmin ajo e bëri të ditur gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ku u tregoi ndjekësve se aktualisht është beqare.

Artistja sqaroi se ndarja mes tyre ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe se vazhdojnë të kenë respekt e dashuri për njëri-tjetrin. Ajo theksoi se prioriteti i tyre mbetet rritja e djalit dhe se do të vazhdojnë të jenë pranë njëri-tjetrit si prindër.

“Në mënyrë romantike thjesht nuk funksionoi, por kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Ai është një njeri i mrekullueshëm dhe kemi vendosur të mbetemi miq”, u shpreh Jessie J.

Gjatë komunikimit me ndjekësit, këngëtarja foli edhe për martesën, duke thënë se ajo nuk ka qenë kurrë një synim kryesor në jetën e saj. Sipas artistes, martesa duhet të ndodhë vetëm me personin e duhur.

Aktualisht, Jessie J po i kushton vëmendje familjes, djalit të saj dhe karrierës muzikore.