1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Lutjet e mia janë dëgjuar”, Selin Bollati rrëfen si i ndryshoi jeta pas Big Brother
“Lutjet e mia janë dëgjuar”, Selin Bollati rrëfen si i ndryshoi jeta pas Big Brother
0

“Lutjet e mia janë dëgjuar”, Selin Bollati rrëfen si i ndryshoi jeta pas Big Brother

0
0

“Lutjet e mia janë dëgjuar”, Selin Bollati rrëfen si i ndryshoi jeta pas Big Brother

Selin Bollati ka folur për jetën pas daljes nga Big Brother, duke treguar se vëmendja dhe mbështetja e publikut kanë tejkaluar pritshmëritë e saj.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet nëse e kishte parashikuar famën dhe suksesin pas përfundimit të eksperiencës.

“Nuk e prisja! Aty brenda s’arrin ta kuptosh tamam çfarë po ndodh”, ka shkruar Selin, duke shpjeguar se gjatë qëndrimit në shtëpi nuk e kuptonte plotësisht reagimin e publikut jashtë saj.

Ajo është shprehur mirënjohëse për periudhën që po kalon, ndërsa ka pranuar se përditshmëria përfshin edhe vështirësi.

“Lutjet e mia janë dëgjuar”, është shprehur ajo, duke shtuar se po përpiqet ta shijojë sa më shumë këtë fazë të jetës.

“Jeta pas Big-ut është një çmenduri! Jeta më ka ndryshuar për shumë mirë”, ka shkruar më tej Selin.

Sipas saj, kjo periudhë është edhe fryt i përpjekjeve gjatë 120 ditëve në program dhe i punës që ka bërë ndër vite për të ndërtuar jetën e saj.