0
0
Lotina Haziri ka ndarë me ndjekësit një moment familjar, duke publikuar për herë të parë një fotografi të Mozzik me djalin e tyre të porsalindur, Oz.
Në imazhin e shpërndarë mëngjesin e sotëm në Instagram, reperi shfaqet i buzëqeshur, teksa mban në krahë vogëlushin.
Lotina e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin “My forever”, që në shqip do të thotë “Përgjithmonë të mitë”, duke shprehur dashurinë për të dy.
Oz erdhi në jetë më 16 tetor. Kjo është fotografia e parë që Lotina publikon të Mozzik duke mbajtur në krahë djalin e tyre.