1. Home
  2. Lifestyle
  3. Nadia Murad rrëfen përballë Oprah-s jetën pas robërisë dhe betejën për drejtësi
Nadia Murad rrëfen përballë Oprah-s jetën pas robërisë dhe betejën për drejtësi
0

Nadia Murad rrëfen përballë Oprah-s jetën pas robërisë dhe betejën për drejtësi

0
0

Nadia Murad, laureate e Çmimit Nobel për Paqen dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, rrëfen në “The Oprah Podcast” përpjekjet për të ndërtuar jetën pas robërisë nga ISIS-i, duke vijuar angazhimin për viktimat e gjenocidit ndaj komunitetit jezidi.

Sipas përshkrimit të episodit të publikuar më 22 tetor, Murad ishte vetëm 21 vjeçe kur ISIS-i sulmoi fshatin e saj në veri të Irakut. Ajo u mor peng dhe përjetoi abuzime të rënda përpara se të arratisej. Më pas, u bë një zë i rëndësishëm në mbrojtje të të mbijetuarve të gjenocidit dhe dhunës gjatë luftës.

Pasi e tregoi përvojën e saj në librin autobiografik “The Last Girl”, Murad rikthehet me librin e ri “I Choose My Beginning: A Story of Courage and Activism”. Në të, ajo trajton përpjekjet për të ecur përpara dhe për të ndërtuar një jetë përtej traumës së kaluar.

Në bisedën me Oprah Winfrey-n, Murad flet për dallimin mes mbijetesës dhe shërimit emocional. Ajo shpjegon gjithashtu përse vazhdon të ngrejë zërin për viktimat e gjenocidit ndaj jezidëve që ende rezultojnë të zhdukura.

Intervista prek edhe jetën e saj personale, gjetjen e dashurisë dhe martesën, si dhe përpjekjen për t’i dhënë hapësirë lumturisë personale krahas aktivizmit.

Bisedës i bashkohet avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney, e cila diskuton punën e tyre të përbashkët për të kërkuar drejtësi për krimet e ISIS-it ndaj popullit jezidi.