1. Home
  2. Lifestyle
  3. Anjeza Gubetini do të jetë në nominim të përhershëm në Big Brother
Anjeza Gubetini do të jetë në nominim të përhershëm në Big Brother
0

Anjeza Gubetini do të jetë në nominim të përhershëm në Big Brother

0
0

Anjeza Gubetini do të jetë në nominim të përhershëm në Big Brother VIP Kosova 5, pasi rezultoi më pak e votuara nga publiku në televotimin e hapur të premten e kaluar. Banorja u shpreh se nuk e priste këtë rezultat.

Situata u diskutua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku të ftuarit ndanë mendime të ndryshme për qëndrimin e saj brenda shtëpisë.

Grimerja Blerdina Zhitia tha se e kishte pritur rezultatin, duke u shprehur se Anjeza ishte përballur me reagime negative nga publiku edhe jashtë shtëpisë. Sipas saj, Zoja gëzon më shumë mbështetje.

Ndërkohë, gazetari Agon Rexhepi, i cili tha se e njeh Anjezën jashtë formatit, e përshkroi atë si shumë më të gjallë sesa është shfaqur gjatë qëndrimit në Big Brother.

Gazetaret Blerina Shoshi dhe Klea Kabashi ngritën mundësinë që tërheqja e saj të jetë pjesë e një strategjie loje ose të lidhet me presionin që mund të ndiejë nga jashtë. Në diskutim u përmend edhe mundësia e ndikimit të marrëdhënies me të dashurin, por kjo mbeti një hamendësim i të ftuarave.