Valbona Selimllari ka folur hapur për marrëdhënien me fëmijët dhe qëndrimin ndaj zgjedhjeve të tyre sentimentale, gjatë një bisede në emisionin “Live me Luizin”.
Ajo tregoi se djemtë i sjellin shoqet në shtëpi dhe se njëra prej tyre i ka hyrë në zemër. Megjithatë, theksoi se respekti për partneret e tyre nuk duhet të kushtëzohet nga pëlqimi i saj personal.
“U kam thënë që të mos të më bëjnë ta dua nëse nuk e dua, por do e respektoj për aq kohë sa ju e doni”, u shpreh Selimllari.
E pyetur se si do të sillej si vjehërr, ajo tha se mund t’ia shprehë djalit rezervat e veta, por zgjedhjen ia lë atij. Për të, rëndësi ka që fëmijët të jenë të lumtur në marrëdhëniet e tyre.
Selimllari mbështeti edhe të drejtën e nuses për të vendosur kufij në rritjen e fëmijëve. Ndërsa pyetjes se çfarë do t’i thoshte nëse do të ishte e mërzitur nga djali i saj, iu përgjigj: “Ta lerë, pse nuk është vajza e dikujt ajo”.
Gjatë bisedës, ajo vlerësoi gjithashtu miqësinë mes vajzave dhe djemve, duke thënë se dëshiron që fëmijët e saj të kenë marrëdhënie të tilla shoqërore