Dion Mala pas daljes nga BBVK 5: Disa banorë nuk më dhanë mundësi të afrohesha
Dion Mala ka rrëfyer vështirësitë e komunikimit me banorët gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 5, duke thënë se disa prej tyre kishin mbajtur distancë.
I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai tregoi se fillimisht e kishte pasur të vështirë të përshtatej, por me kalimin e kohës ishte ndier më rehat në shtëpi.
“Sfida më e madhe ka qenë të hyja në muhabet me të tjerët, por disa banorë nuk ma kanë dhënë as shansin”, u shpreh ish-banori.
Mala tha se kishte hyrë në format me shpresën për të krijuar mundësi të reja në karrierë dhe për të përmirësuar gjuhën. Para se të pranonte ftesën, ai kishte pasur dilema, pasi nuk e kishte ndjekur shumë programin.
Duke e përshkruar veten si natyrë të qetë, Dioni theksoi se kishte zgjedhur të ishte vetvetja, megjithëse mendon se nuk pati mundësi ta shfaqte plotësisht karakterin e tij.
Nga miqësitë e krijuara, ai veçoi raportin me Fatlumin, me të cilin tha se do të mbajë kontakte edhe jashtë shtëpisë.