1. Home
  2. ArkivaNEWS

ArkivaNEWS

Ku ka shkuar Sinan Hoxha – Bashkëshortja ka disa fjalë për të

ArkivaNEWS 0
0
Media të ndryshme shkruajtën pak përpara 14 Shkurtit për një ndarje të çiftit në atë ditë. Sinani ishte ai që i hodhi poshtë këto zëra duke treguar se do ta merrte me vete gruan në koncertin që kishte në Santorini, për të festuar së bashku. Megjithatë ai ka një axhendë vërtetë të ngjeshur ndaj e shoqja […]

Luana Vjollca akuzon Kim Kardashian për kopjim – Vajzat bëjnë xing

ArkivaNEWS 0
0
Luana Vjollca dhe Kim Kardashian kanë bërë xing këtë herë. Modeli i tyre i flokëve ka qenë gati njësoj dhe Luana e ka “akuzuar” Kim-in për kopje. Ka qenë në kontekstin e humorit, pasi vajzat me siguri janë duke u frymëzuar nga një stil i përbashkët që diku e ka zanafillën. Gjithsesi Luana e ka […]

Fejohet Marina Fara për ditëlindje – Njihuni me dashurinë e saj

ArkivaNEWS 0
0
Marina Fara është një emër i diskutuar shpesh në rrjete sociale dhe media të ndryshme. Vajza e Eli Farës është bërë e njohur më së shumti nga rrjetet sociale për shkak të linjave trupore. Ndërkohë që mund të jetë ëndrra e çdo djali, duket se dikush ia ka fituar tashmë zemrën. Marina në ditëlindjen e saj […]

Njihuni me bashkëshorten simpatike të Muharrem Ahmetit

ArkivaNEWS 0
0
Muharrem Ahmeti nuk ka vetëm një karrierë, por edhe një familje të fantastike. Këngëtari shfaqet shpesh në rrjete sociale me familjen e sidomos me bashkëshorten, Irida. Ata duket se janë më tepër se bashkëshortë, janë miq të ngushtë të njëri-tjetrit. Zonja e tij duket një përkrahëse e madhe e punës së Muharremit dhe gjithashtu është […]

Taulant Xhaka ka ditëlindjen – Graniti i shkruan fjalë zemre

ArkivaNEWS 0
0
Në ditëlindjen e 26-të të Taulant Xhakës, i vëllai Graniti zgjodhi jo vetëm ta uronte, por edhe t`i premtonte se do të jetë gjithmonë mbështetja e tij edhe pse mund të ndodhen larg fizikisht. Ata të dy na kanë bërë të provojmë emocione të papërshkrueshme, sidomos kur luajtën në fushë si kundërshtarë. Kanë qenë gjithmonë […]

Agron Llakaj prezanton të birin për herë të parë – Ka një rast të veçantë

ArkivaNEWS 0
0
Agron Llakaj është shumë i lidhur me mbesën e tij Adean dhe fotot më të shumta në rrjete sociale janë me të. Megjithatë 30-vjetori i të birit e ka bërë Agronin t`i dedikojë edhe atij disa fjalë të ngrohta. “Shoku im i ngushtë Eno! 28 Mars 1987 erdhe në jetën time dhe në jetën tonë… […]

Mister Gjermania 2017 zgjidhet shqiptari nga Kosova

ArkivaNEWS 0
0
Mister Gjermania 2017 është zgjedhur Leo Gjugja një shqiptar i Kosovës. Ai është tashmë më i bukuri i Gjermanisë dhe ky lajm ka entuziazmuar të gjithë shqiptarët veçanërisht Albijona Muharremajn. Ajo vetë është përzgjedhur më e bukura e Gjermanisë në vitin 2015 dhe tashmë është dyfish krenare. E ka uruar dhe përgëzuar publikisht mikun dhe […]

Tefta dhe Rozana Radi bëjnë thirrje për t’u lutur – ‘Kemi nevojë në tokë për ty’

ArkivaNEWS 0
0
Në rrjete sociale po qarkullon një video e spikeres së lajmeve Tefta Radi, e cila i kërkon gjithë adhuruesve të muzikës së bashkëshortit të luten për të. Ditën e djeshme ajo bëri apel për ndihmë, për ta kuruar jashtë Shqipërisë, ndërkohë që sot ka mbetur vetëm të lutet, pasi transportimi mund të jetë fatal për […]

Mediat botërore shkruajnë për Ermonela Jahon – Më e mira që Londra ka pasur

ArkivaNEWS 0
0
Ermonela Jaho ka interpretuar në Londër në disa performanca, që duket se janë pritur mjaft mirë nga publiku dhe kritika. Një shkrim nga Michael Church për “The Independent” e ka cilësuar si Madama B më e mirë që Londra ka parë ndër vite. Jaho sipas tij alternohet midis vulnerabilitetit dhe forcës përmes gjuhës së trupit. […]

Modelja në Amerikë zgjon fqinjët me muzikë shqip – Foto nga festa e 1-vjetorit të vajzës

ArkivaNEWS 0
0
Emina Cunmulaj e ka nisur këtë ditë me muzikë popullore shqiptare. Ajo është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian dhe së bashku jetojnë në vilën e tyre në Amerikë. Princesha e çiftit Ella Faria feston sot ditëlindjen e parë dhe gjithë ekipi është mobilizuar. Mikeshat e Eminës kanë nisur përgatitjet prej disa ditësh për ta […]