Home Lifestyle Mënyrat për ta bërë një mashkull të dashurohet kokë e këmbë me ju!
Mënyrat për ta bërë një mashkull të dashurohet kokë e këmbë me ju!
0

Mënyrat për ta bërë një mashkull të dashurohet kokë e këmbë me ju!

0
0

Vera ka ardhur, por akoma më e rëndësishme është që pushimet do i kaloni të shoqëruar apo vetëm? Prandaj për ju që akoma nuk jeni të dashuruar apo që nuk keni një lidhje po ju tregojmë mënyrat sesi të bëni një mashkull të dashurohet menjëherë me ju.

1. Duhet të jeni vetvetja:
Të gjitha mënyrat janë të rëndësishme por kjo është akoma më shumë. Nëse ndodh që akoma një djalë nuk ka rënë në dashuri me ju, arsyeja është që ju pikë së pari duhet të pëlqeni dhe të dashuroni veten më parë që pastaj të tjerët t`ju dashurojnë juve.

2. Dëgjuese të mira:
Djemtë adhurojnë të flasin për veten dhe ata mendojnë që femrat që janë dëgjuese të mira janë shumë tërheqëse.

3. Qeshni sa më shumë:
Të keni një sens humori të mirë është mënyra më e mirë për të bërë një mashkull për vete. Qeshni me lojërat dhe humorin e tij dhe kjo do sjellë që ai t`ju pëlqejë çdo ditë e më shumë.

4. Bëhuni të ëmbla:
Ndonjëherë duhet të bëheni të ëmbla dhe ledhatare. Meshkujt adhurojnë femrat e ëmbla dhe që nuk merren me thashetheme.

5. Flirtoni:
Meshkujt adhurojnë që ju të flirtoni me ta prandaj herë pas here mundohuni të ndryshoni pamjen tuaj apo mënyrën e make-upit të përditshme dhe kjo do ju bëjë që të dukeni më flirtuese para syrit të tij.

6. Qëndroni unike:
Të qëndrosh në disa situata unike apo intriguese kjo është mënyra më e mirë sepse meshkujt kur kanë të bëjnë me femra të tilla tregojnë mjaft interes. Prandaj filloni dhe praktikoni këtë mënyrë.

7. Jepini liri:
Kur nje djalë dëshiron të finalizojë lidhjen e tij me ju padiskutim që do ju vendosi në provë. Prandaj një nga mënyrat me të mira për të bërë një mashkull për vete është t`i jepni lirinë dhe hapësirën që kërkon.

8. Lejoni që ai t’ju telefonojë:
Një tjetër mënyrë e rëndësishme në një marrëdhënie është që secili nga partnerët të mos ndihet i frustruar nga tjetri. Prandaj po ju sugjerojmë që lejojini meshkujt t’ju telefonojnë juve dhe kurrsesi të mos i mbysni me thirrje të pafundme.

9. Qëndroni besnike:
Një armë shumë e rëndësishme për të bërë një mashkull per vete është besnikëria. Prandaj ju sugjerojmë që t`i qëndroni gjithmonë besnike atyre.

10. Mbështetini në çdo aspekt:
Është shumë e rëndësishme gjithashtu shfaqja e interesit nga ana juaj, por mbi të gjitha ta mbështesni në punët apo sipërmarrjet e tij.

Burimi: http://allwomenstalk.com/20-tips-on-how-to-make-a-guy-fall-in-love-with-you

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/kiss-people-winter-silhouette-23976/