Moderatorja Stela Kotri solli në jetë dy ditë më parë fëmijën e saj të dytë. Familjes së saj ju shtua edhe djali i dytë Amosi, vëllai i Erosit. Mikesha dhe kolegia e moderatores, ka publikuar një foto dhe Stelës dhe djalit, që është edhe foto e parë e saj publike. Ajo ka shkruar fjalë të ngrohta jo vetëm për djalin e sapolindur, por edhe për shoqen e saj.
Fotot e para të fëmijëve të personazheve publikë, zakonisht nuk vijnë kaq herët. Megjithatë këtë herë shoqja e ka prezantuar me të gjithë vogëlushin.
Mami dhe Amosi:
Ajo është ndër ato për të cilat zemra buzëqesh gjithmonë,ndërsa Ai është vëllai i vogël i Haribos tim të madh,të madh.Dielli ndriçoi dhe më tepër…sërisht! #MamasitaStela #BabyAmos 💙
Posted by Zebi Ani on Saturday, January 21, 2017