Home ShowBiz Zbulohen synimet e Sabianit dhe Marselit
Zbulohen synimet e Sabianit dhe Marselit
0

Zbulohen synimet e Sabianit dhe Marselit

0
0

Janë një ndër dyshet më të pëlqyera dhe kjo nuk është rastësore, pasi publiku di mirë se çfarë pëlqen. Sabiani dhe Marseli kanë krijuar një repertor i cili na vendos shpesh në dilema. Cila është kënga e tyre më e bukur? Kjo pyetje nuk ka për të marrë asnjëherë përgjigje, pasi të gjitha janë hite të padiskutuara që automatikisht i dërgojnë dy artistët në koncerte madhështore jashtë vendit.

Pas Ballkanit, një territor në të cilin Sabiani ka qenë ndër të parët që ka hyrë, dyshja e suksesshme po synon edhe Amerikën dhe Australinë, pasi Evropa është tashmë pjesë e një axhende të ngjeshur.

Ndërkohë që më e bukura nuk ka ardhur akoma dhe ajo quhet Keisi. Shumë shpejt do hyjë në botën e muzikës dhe do t`i japë dyshes që kanë eksperiencë, atë energji që vetëm një vajzë mund ta përcjellë.