Home Aktualitet Kërkohen zhvillues software-sh – Mund të punoni nga anekënd botës
Kërkohen zhvillues software-sh – Mund të punoni nga anekënd botës
0

Kërkohen zhvillues software-sh – Mund të punoni nga anekënd botës

0
0

Kompania Acromax Technology GmbH është duke ju ofruar disa pozicione pune për zhvillues software-sh. Bëhet fjalë për një projekt afatgjatë në fushën e medias dhe financës. Për aplikacionin mobile dhe funksionet në media po kërkohet zhvilluesi më i mirë për Android, ose iOS, ose PHP+ JavaScript, në tregun global. Të përzgjedhurit do t`i bashkohen skuadrës së programuesve që ndodhen në Hamburg, Berlin, San Francisco dhe Rio de Janeiro.

Nevojitet një minimum prej 3-4 vitesh pune në këtë fushë, anglishte fluente, të aftë për të punuar me kohë të plotë e të gatshëm për të filluar punën sa më shpejt. Për programuesit iOS përpos aftësive më sipër kërkohen edhe kualifikime në Swift 3, Swift 4, pasi projekti është i zhvilluar krejtësisht në Swift.

Kurse për pozicionin Fullstack Developer, përpos karakteristikave të përgjithshme të përmendura më sipër, si anglishtja e rrjedhshme, aftësia për të punuar me kohë e plotë e për të nisur sa më shpejt punën, është i nevojshëm kualifikimi në Gjuhët e Programimit: PHP5, JavaScript (në AngularJS dhe NodeJS), Databases: PostgreSQL, Aurora, Dynamo DB, Redis, Elasticsearch, CloudSearch, MySQL dhe Declarative Languages: HTML5, CSS3 (+LESS, +SASS) si dhe mjedisi: Linux (Debian, Amazon Linux).

Kërkohen profesionistë të shkëlqyer, social e që dinë të gjejnë mirë ekuilibrat midis punës dhe shtëpisë. Për të pasur një jetë të shëndetshme në të dy mjediset. Detaje të tjera janë këtu:
Android (Java) – http://bit.ly/2sHV5cY
iOS (Swift) – http://bit.ly/2sP3V9n
Fullstack (PHP + AngularJS) – http://bit.ly/2sKZJYH

Burimi i fotos: © hammaadyousaf0 https://pixabay.com/en/technology-startup-business-798619/