Home Travel 7 Arsyet përse vijmë erë e keqe kur udhëtojmë
7 Arsyet përse vijmë erë e keqe kur udhëtojmë
0

7 Arsyet përse vijmë erë e keqe kur udhëtojmë

0
0

Askush nuk dëshiron të mbajë erë të keqe dhe sidomos gjatë një udhëtimi kur mund të jetë i shoqëruar me njerëz. Mirëpo gjërat ndodhin ndonjëherë atëherë kur nuk duhet. Ka disa arsye që mund të mbajmë erë të keqe gjatë një udhëtimi dhe për ta shmangur këtë, duhet t`i hidhni një sy arsyeve, gjeni kështu edhe zgjidhjet.

Dehidratimi
Të udhëtuarit dhe sidomos të fluturuarit mund të të dehidratojnë. Nga ç`orientimi, ecja e gjatë, mund të keni harruar të pini ujë, por dehidratimi nuk është vetëm jo i shëndetshëm, por mund të shkaktojë edhe një frymëmarrje të keqe. Kështu që sigurohuni të pini mjaftueshëm ujë ku jeni në rrugë. Kafeja ndikon gjithashtu në frymëmarrjen e keqe dhe dehidratim.

Këpucët
Të veshësh të njëjtat këpucë çdo ditë, që e bëjmë zakonisht kur udhëtojmë, për mungesë të hapësirave, mund të rrisë erën e keqe të këmbëve. Vishni një palë dhe merrni të tjera me vete. Veshja e çorapeve të holla dhe pudrës së këmbëve është ndihmuese.

Djersa nga stresi
Udhëtimi mund të jetë stresues dhe trupi e nxjerr stresin përmes djersitjes. Kështu që provoni të përdorni një deodorand të fortë përpara udhëtimit.

Kur mund të jesh sëmurë
Ndodh që të sëmuremi pak përpara udhëtimit, por ndërkohë duhet të nisemi. Nëse jeni ftohur ose vuani nga alergjitë do ta ndjeni veten keq me një hundë të bllokuar dhe frymëmarrje të keqe. Të kujdesesh që të mos sëmuresh është e para gjë që mund të bëni, duke u mbrojtur, por nëse ndodh, sigurohuni të keni me vete pastë dhëmbësh, furçë dhe çamçakëz.

Dieta e ndryshme
Të ngrënit e një ushqimi të ri mund të shkaktojë aromë të keqe të trupin tuaj. Mishi i kuq, peshku dhe ushqimet gjysmë të gatshme mund të shkaktojnë aromë të keqe të gojës.

Teprimi me alkoolin
Nuk ka asgjë të keqe të provosh koktejle të ndryshme, por nëse teprohet dhe sasia tejkalohet, atëherë po që do të mbani një erë të keqe, sidomos në mëngjesin e ditës tjetër.

Të shmangësh të ngrënin
Mbase do jeni shumë të zënë dhe mund ta neglizhoni ushqimin qoftë për shkak të kohës, por edhe për arsye të të kursyerit para. Por kjo do t`ju shkaktojë dhimbje dhe aromë të keqe të gojës.

Burimi i fotos: https://www.smartertravel.com/2015/04/09/reasons-you-smell-bad-when-traveling/

Burimi i fotos: © Tim Gouw https://www.pexels.com/photo/adult-aircraft-airplane-business-443430/