Home ShowBiz Noizy tregon si e arriti suksesin dhe luksin
Noizy tregon si e arriti suksesin dhe luksin
0

Noizy tregon si e arriti suksesin dhe luksin

0
0

Në jetë ka arritur gjithçka që ka dashur por pa sakrifica, pa mund, pa orë të gjata zgjuar, lodhje dhe strapacim, asgjë s`do ishte e mundur. Noizy është sot një idhull për shumë njerëz dhe ka treguar rrugën që ka ndjekur për të arritur në suksesin e sotëm. Nuk ka qenë e thjeshtë, por jo e pamundur, sepse ai e arriti.

“Të arrish diku, duhet krijuar rruga. Të ngjitesh lart, në fillim duhen ndërtuar shkallët. Për shkallë duhet drurë i prerë, duhen gozhda dhe metër. Për t`i blerë këto pajisje duhet sakrificë, punë; dhe pse fitimet mbase nuk janë shumë të mëdha, por duhet bërë për të krijuar shkallët. Kështu fillohet suksesi. Njerëzit mendojnë për finalen pa ditur se si niset. Në fillim kam punuar shumë pa mundësi, ‘Shumë net pa gjumë‘. Pastaj kam krijuar mundësitë dhe idetë më janë zhvilluar gjatë rrugës”, tregoi Noizy.

Makinat e shtrenjta, orët, luksi dhe gjithçka janë arritur dalëngadalë.

https://www.instagram.com/p/BXN9IP5FFVv/?taken-by=zinizin

Link: https://www.instagram.com/p/BXN9IP5FFVv/?taken-by=zinizin

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BW0c7_blEmg/?taken-by=zinizin