Duhet ta kesh gjithmonë me vete një kuti të ndihmës së shpejtë, në çdo udhëtim. Si fillim iu duhet një kuti fare e vogël. Copat e garzës duhen gjithmonë me vete. Meqë po niseni për rrugë iu duhet edhe relaksues muskujsh, dihet se ato kontaktohen gjatë udhëtimit. Fashat e madhësive të ndryshme ju duhen gjithashtu, sepse asnjëherë nuk i dihet. Për të dezinfektuar ndonjë plagë të mundshme, apo për ndonjë rast debulese duhet edhe një shishe e vogël alkooli. Në pamundësi të ndonjë shisheje të tillë, mund të blini nga ato letrat e lagura me alkool. Nëse vuani nga ndonjë problem i caktuar, si për shembull nga stomaku, e dini se duhet t`i keni tabletat me vete.
Atje ku do shkoni ju s`mund ta dini se çfarë mund t`ju bëjë alergji, kështu që merreni një antialergjik me vete. Mos të shpenzoni kohë duke kërkuar për farmaci në një vend që nuk e njihni.
Një termometër duhet gjithmonë me vete, jo vetëm në udhëtime, por edhe në përditshmëri.
Ibuprofeni për çdolloj dhimbjeje duhet përherë.
Një pickatore ju duhet gjithashtu. Po një sterile ama. Nuk do pastroni vetullat, por ju duhet për të kapur garzat.
Tani po që jeni gati për udhëtim.
Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2016/11/08/everything-you-need-in-your-travelers-first-aid-kit/
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/asphalt-box-color-emergency-208459/