Home Sport Pas daljes në pension, Ronaldo dëshiron të bëhet…
Pas daljes në pension, Ronaldo dëshiron të bëhet…
0

Pas daljes në pension, Ronaldo dëshiron të bëhet…

0
0

Me rastin e Globe Soccer Awards, ish kapiteti i Juventus Alessandro Del Piero, i ka dorëzuar çmimin e lojtarit më të mirë në absolut Cristiano Ronaldos. Me këtë rast ata kanë bërë edhe një bisedë interesante, që pritet të publikohet e plotë në Janar.

Spekulimet vazhdojnë ta rrethojnë të ardhmen e Cristiano Ronaldos, por me një sy më afatgjatë, numri 7 i Real Madridit tashmë e di se çfarë dëshiron të bëjë pasi të pensionohet: të bëjë filma.

“Do të doja të bëja filma, kam hotelet e mia, palestrat e mia, rrobat e mia të lidhura me Nike… e shoh veten si një sipërmarës”- tha CR7 në një intervistë për Sky Italia, e cila do të publikohet e plotë në janar.

Portugezi u shpreh se tani për tani është i përqëndruar në futboll. Ai shtoi se heret a vonë do të vijë momenti për të dalë në pension.

“Jeta ime pas futbollit do të jetë e bukur, unë jam i sigurt dhe nuk e them këtë për para, por me kënaqësinë e të bërit gjëra te tjera”, deklaroi 32 vjeçari.

Ronaldo bëri të ditur se gjatë kohës sa luante tek Sporting Lisbona, Juventusi ishte i interesuar për shërbimet e tij. Ai tha se se ishte i lumtur me këtë interesim të Zonjës se Vjetër, por se kishte vendosur për një kalim tek United.

“Më pëlqente Premier League më shumë se Serie A. Ata gjithashtu folën me Real Madridin, por gjithmonë kam marrë vendimet e duhura falë agjentit tim Jorge Mendes”, tregoi anësori Madrilen.

 

Lajmi dhe foto: https://sport.sky.it/calcio-estero/liga/2017/12/29/cristiano-ronaldo-attore-intervista-sky.html