Mike Tyson, ish-kampioni i boksit ka hyrë në tregtinë e marijuanës duke hapur femrën e tij të kanabisit në Kaliforni.
51-vjeçari ka blerë 16 hektarë tokë në Kaliforni për kultivimin e drogës. Pas legalizimit të marijuanës në këtë vend, Tyson ka vendosur të shfrytëzojë rastin.
Ferma do të quhet ‘Ranch Tyson’. Legjenda e boksit gjithashtu do të hapë shkollën e vet për të mësuar fermerët dhe zhvilluar aftësitë e tyre, e quajtur ‘Shkolla e Kultivimit Tyson’.
Zona do të ketë amfiteatrin e vet, e kompletuar me një kamping luksoz dhe kabina qëndrimi.
Tyson ka lidhur partneritet me bizesmenët Jay Strommen dhe Robert Hickman si edhe ka mbështetjen e plotë të kryetarëve të bashkive të qytetit Jennifer Wood.
Marihuana mjekësore është legalizuar në shtetin e Kalifornisë dhe ferma e Tyson do të kërkojë të kryejë kërkime për të ndihmuar në zhvillimin e përfitimeve mjekësore.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=KRekVphLRi4
Burimi i lajmit dhe fotot: https://theblast.com/mike-tyson-marijuana-cannabis-tyson-ranch/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbKfoffAivy/?taken-by=miketyson