Home Sport Mos u habisni! Njihuni me profesionin tjetër të Dritan Shakohoxhës
Mos u habisni! Njihuni me profesionin tjetër të Dritan Shakohoxhës
0

Mos u habisni! Njihuni me profesionin tjetër të Dritan Shakohoxhës

0
0

Komentatori i shquar i sportit Dritan Shakohoxha, përveç zërit emblematik, njihet edhe për sensin e tij të humorit dhe këtë më së shumti në rrjetet sociale.

 Ditët e para të Vitit të Ri, gazetari i njohur i ka kaluar me familjarët dhe miqtë e tij dhe ndër të tjera ka zbuluar një talent, që nuk e kishim dëgjuar më parë.

Këtë fakt e ka pohuar vetë komentatori i Super Sportit Dritan Shakohoxha krah fotos së postuar në të cilën shkruan: “E dinit që i bija edhe kitares?? As unë”.

Në fakt Shako, siç njihet në ambientet sportive dhe mes miqsh e ka pranuar vetë që me muzikën nuk ka shumë lidhje, të paktën deri në momentin që i dhanë në dorë një kitare.

https://www.instagram.com/p/Bda7o_Tnau-/?taken-by=dritan_shakohoxha

Link: https://www.instagram.com/p/Bda7o_Tnau-/?taken-by=dritan_shakohoxha