Home Aktualitet Sonila Meço në tavolinë me biznesmenin e fuqishëm. Provokon apo lajmëron rikthimin në Top Channel
Sonila Meço në tavolinë me biznesmenin e fuqishëm. Provokon apo lajmëron rikthimin në Top Channel
0

Sonila Meço në tavolinë me biznesmenin e fuqishëm. Provokon apo lajmëron rikthimin në Top Channel

0
0

Së fundmi dy emra po përfliten për drejtimin e emisionit “Top Story” tashmë pas largimit të Ballës.

I pari është emri i  gazetares dhe moderatores së njohur Sonila Meço që aludohet të zëvendësojë Sokol Ballën në karrigen drejtuese të “Top Story”.

Ditën e djeshme gjithashtu është thuajse konfirmuar se në vend të tij do të shkojë Ylli Rakipi, duke lënë kështu televizionin informativ “News 24”.

Por vetë  Sonila ka ngritur dyshime të forta se do të jetë ajo emri më i ri që do t’i shtohet stafit të Top Channel, teksa ka publikuar në facebook një foto nga një restornat në Londër. Sonila shfaqet bashkë me biznesmenin e njohur Francesko Begeti, ish-pronarin e “Agon Channel”, ku ajo ishte figura qëndrore e ekranit.

Ata pozojnë duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa komenti i Sonilës ka ngjallur shumë dyshime për rikthimin e saj në TCH.

“Në Londër për True Story”, shkruan Sonila Meço në postimin e saj në facebook.

Nuk dihet ende me saktësi asgjë dhe gjithçka mbetet për tu mësuar në vijim.

2018-01-06 08_50_46-Sonila Meco

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10211030901236038&set=a.3748351794926.2132621.1460250254&type=3&theater

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10205681467703543&set=pb.1460250254.-2207520000.1515225451.&type=3&theater