Home ShowBiz Sabina Dana mes suksesit dhe familjes… Premton një rikthim “hit” në jetën artistike
Sabina Dana mes suksesit dhe familjes… Premton një rikthim “hit” në jetën artistike
0

Sabina Dana mes suksesit dhe familjes… Premton një rikthim “hit” në jetën artistike

0
0

“Again deja vu” ka qenë klipi i saj i parë, dhe Sabina Dana, së fundmi e ka kujtuar edhe për ndjekësit e saj në instagram. Vitet kalojnë, por vlerat që këto vite sjellin shndërrohen në përvojë dhe përvoja fatmirsisht në sukses.

Sabina Dana këngëtarja 30 vjeçare, plot 3 dekada nga ditëlindja e saj 09 Qershor 1988, numëron një sërë produksionesh të sukseshme si “Unë apo ti”, “Mangav mangav”, “Jo nuk ka” dhe “Të dua”.

Por një nga perlat e saj ritmike e ngarkuar me energji të jashtzakonshme, është hiti i padiskutueshëm, me mbi 97 milion klikime ne Youtube “E kam pas”, që është një bashkpunim me Dafi Derti. Sabina Dana me këtë sukses që i kapërcen kufijtë e Shqëipërisë, duhet të krenohet, pasi po korr një sukses të merituar, që padyshim nuk erdhi nga hiçi. Mjafton ti trokasësh suksesit me angazhime cilësore dhe suksesi do çelë derën bujarisht, siç ka bërë edhe me këtë produksion të superklikuar.

Mjaft i sukseshëm ka rezultuar edhe hiti tjetër i saj, “Mos bo zo” dhe Sabina premton sukses edhe në projektet e saj në vijim, pasi puna artistike nuk njeh pausa, paçka se kontaktet me publikun, mund të jenë më të rralla, për arsye se familja e saj është shtuar me një vajzë bukuroshe të quajtur Dalha.

Rikthimi në jetën artistike nuk do vonoj mesa na bën me dije vetë Sabina. Dhe sigurisht projektet do jenë edhe më ambicioze se më parë.

Video dhe foto: https://www.youtube.com/watch?v=GlDaeJWscv0