Home ShowBiz Sara Kapo flet për këngën e saj: “Më vjen shumë turp nga vetja…”
Sara Kapo flet për këngën e saj: “Më vjen shumë turp nga vetja…”
0

Sara Kapo flet për këngën e saj: “Më vjen shumë turp nga vetja…”

0
0

E ftuar në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’, Sara Kapo ka folur më shumë rreth planeve të saj për tu identifikuar edhe implementuar në fushën e muzikës si një këngëtare stili, pasi vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën ‘’Watching you’’.

Sara është një nga vajzat që bën shumë zhurmë me postimet apo intervistat e saj, për arsyen e thjeshtë sepse është shumë pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë.

’Hajde, shtrihemi në tokë, qeshim dhe bëjmë gjëra të tilla’’- Kjo ishte ideja origjinale që doja të përcillja nëpërmjet videoklipit është shprehur Sara.

‘’Më vjen shumë turp nga vetja, por e kam të vështirë të këndoj shqip, duke qenë se kam 9 vite që kam bërë shkollën e mësimin në anglisht. Nuk është se jam krenare për këtë, por edhe  R n’B si rrymë muzikore është e vështirë ta krijosh në shqip’’- tha ajo.

Link: https://youtu.be/PgyPp4gIFoc?t=886

Link: https://www.youtube.com/watch?v=oyedRJq80AA

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdpDnYxngOy/?taken-by=sarakapo27