Home Aktualitet Sonila Meço, “…larg mediave të “kazanit” dhe larg mediave të regjimit. Rikthimi im në ekran…”
Sonila Meço, “…larg mediave të “kazanit” dhe larg mediave të regjimit. Rikthimi im në ekran…”
0

Sonila Meço, “…larg mediave të “kazanit” dhe larg mediave të regjimit. Rikthimi im në ekran…”

0
0

Së fundmi ajo u përmend si një ndër emrat që mund të zëvendësojë Sokol Ballën pas largimit të tij nga Top Channel. Madje një fotografi të saj me Beketin, ish punëdhënësin e saj në Agon Channel, mediat vendase e kanë asociuar me një rikthim të bujshëm të saj, me një format të ngjashëm me të Ballës, por me emërtim paksa ndryshe, “True Story”. Asgjë nga këto mesa thotë vetë gazetarja e mirnjohur, nuk është fakt.

“Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi.”, shprehet Sonila Meço.

Reagimi:

“Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend.
Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi.”

2018-01-13 10_00_04-Sonila Meco

Link: https://www.facebook.com/profile.php?id=1460250254

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10207864577839932&set=ecnf.1460250254&type=3&theater