Home ShowBiz Të papritura me koncertin. Alban Skënderaj jep njoftimin e rëndësishëm
Të papritura me koncertin. Alban Skënderaj jep njoftimin e rëndësishëm
0

Të papritura me koncertin. Alban Skënderaj jep njoftimin e rëndësishëm

0
0

Para pak javësh Alban Skënderaj bëri të ditur se më 9 shkurt do të mbajë koncertin e tij “Hapësira e një ëndrre”.

Mirëpo para pak orësh këngëtari ka njoftuar se për shkak të përplasjeve me oraret në Pallatin e Kongreseve koncerti do të shtyhet më 2 mars.

Njoftimi i Albanit:

Të dashur miq,
Ju njoftoj se për shkak të një perplasje datash me kalendarin e Pallatin te Kongreseve dhe atë të Orkestrës së RTSH-së Koncerti recital “Hapesira e një Ëndrre“ (në bashkepumin me Orkestrën Simfonike) do te mbahet më datën 2 MARS!

Biletat do të dalin në shitje gjatë muajit Janar. Në ditët në vazhdim do t‘ju njoftojmë për datën ekzakte të daljes së biletave. Këtë herë blerja e tyre do të jetë shumë më e thjeshtë dhe praktike. Lajmi i mirë është që do jenë të gjendshme jo vetëm në Tiranë por në të gjitha qytetet shqiptare pasi do të mund të blihen online dhe fizikisht.
Shume informacione rreth ketij eventi qe do jete me shume se një koncert do te vijne në ditët e javet ne vazhdim.
Jam entuziast dhe besimplotë se do i dhuroj publikut tim shfaqen dhe performancën më artistike dhe profesionale të të gjithë karrieres time këto 15 vjet.
Le ti mbajmë endrrat ndezur dhe zemrat hapur.

https://www.instagram.com/p/Bd5AmQUHOcT/?taken-by=albanskenderaj

Link: https://www.instagram.com/p/Bd5AmQUHOcT/?taken-by=albanskenderaj