Home ShowBiz Jennifer Lopez zhgënjen fansat me pamjen e saj
Jennifer Lopez zhgënjen fansat me pamjen e saj
0

Jennifer Lopez zhgënjen fansat me pamjen e saj

0
0

Bukuria tek një artiste dita-ditës po bëhet më e rëndësishme. Dhe për këtë arsye artistet e skenës muzikore duhet të japin shumë nga vetja e tyre. Por jo çdo herë fansat mbeten të kënaqur nga pamja e tyre, për shkak se ata gjithmonë presin që edhe në fotot që bëjnë në përditshmëri ato të duken seksi dhe të bukura.

Por nuk është çdo herë ashtu. Jennifer Lopez në një foto shumë të thjeshtë u ka uruar ndjekësve të saj një “natë të mirë”, por ajo se çfarë nuk u ka pëlqyer atyre është pamja e J.LO.

Në këtë foto si duket grimi që ka përdorur ajo ka irrituar fansat, sidomos ngjyra e buzëve të saj. Shumë prej komentuesve e kritikuan atë për këtë gjë duke i thënë “ky buzëkuq nuk të shkon ty mamasita”.

“Kjo është fotoja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë” shkruan një tjetër. “Mos e bëre me samsung”- i shkruan një tjetër si për shaka.

Por sido që të jetë duhet kujtuar që këngëtarja duket bukur dhe seksi edhe përkundër moshës që ka, një gjë e cila si duket fansave të saj po iu ikën nga mendja.

https://www.instagram.com/p/BfDTNe1l_U1/?taken-by=jlo

Linku: https://www.instagram.com/p/BfDTNe1l_U1/?taken-by=jlo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BcSz5OqFd4A/?taken-by=jlo