0
0
Gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan veç të tjerash Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar edhe me kapitenin e kombëtares së futbollit, Ansi Agollin.
Lajmin e bën të ditur vetë Presidenti nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
“Gjatë vizitës sime në Baku të Azerbajxhanit, s’mund të rrija pa takuar kapitenin e kombëtares tonë Ansi Agolli, njëherësh kapiten i kampiones së ekipit të Karabakut të Baku-së. Ansi është ambasadori ynë më i shkëlqyer, që e duan të gjithë që nga qytetari i thjeshtë, deri tek Presidenti Aliyev!”, shkruan Meta.
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ilirmetaj/photos/a.1479540228758912.1073741829.1477517792294489/1699097970136469/?type=3&theater