Home Lifestyle Google Drive fshi automatikisht materialet pornografike. Shprehet e shqetësuar aktorja e filmave me pullë të kuqe
Google Drive fshi automatikisht materialet pornografike. Shprehet e shqetësuar aktorja e filmave me pullë të kuqe
0

Google Drive fshi automatikisht materialet pornografike. Shprehet e shqetësuar aktorja e filmave me pullë të kuqe

0
0

Google duket se ka fshirë ose çaktivizuar përmbajtjen “seksualisht eksplicite” nga Google Drive. Viktimat e këtij pastrimi janë kryesisht punonjës të seksit të cilët depozitojnë fotografitë dhe videot e tyre atje. Google i referohet politikave të saj si kompani, për këtë vendim

Aktorja e filmave me pullë të kuqe, Avey Moon donte të dërgonte një video seksi tek fituesi i “Contest Chaturbate”. Klipin e ruajti në Google Drive. Në vend të videos së saj ajo gjeti vetëm një mesazh automatik: “Ky artikull mund të jetë në shkelje flagrante të politikave të kompanisë. Aktorja u shpreh e shqetësuar, për revistën online “Motherboard”.

Moon nuk është e vetmja punëtore seksi, së cilës imazhet dhe videot eksplicite t’i jenë zhdukur nga Google Drive: Revista online Motherboard zbuloi edhe gjashtë viktima të tjera. Ndani ose dërgoni materiale të caktuara, sipas dëshirës, por mos u çudisni kur dosjet thjesht të zhdukën pa paralajmërim dhe shpjegim.
Punonjësit e seksit kanë përshtypjen se Google Drive papritmas nuk është më miqësor me seksin.

I pyetur për këtë çështje një zëdhënes i kompanisë, sqaron se Google Drive nuk është vënë në funksion të materialeve me natyrë seksuale. Në të mund të akumulohen materiale që trajtojnë pornografinë dhe seksin, dokumentarë të ndryshëm me këtë temë, etj, por nuk lejohen materiale me përmbajtje thelbësisht seksuale.

Sipas punonjësve të seksit, kjo është autoçensurë e mirfilltë e Google Drive, për të mos kapërcyer konturet e ligjit kundër trafikut njerëzor për qëllime seksuale, hyrë në fuqi së fundmi. Sipas tyre kjo cënon të drejtën bazike të shprehjes në internet.

2018-03-27 15_27_11-⭐️Avey DOOM 🌙 (@Avey_Moon) _ Twitter 2018-03-27 15_26_11-⭐️Avey DOOM 🌙 (@Avey_Moon) _ Twitter

Link: https://twitter.com/avey_moon

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Google-loescht-Pornos-aus-dem-Drive-Speicher-4004556.html

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io