Home ShowBiz E zhgënjyer nga tregu, Xhesika Polo: “Muzika sot bëhet për t’u parë dhe jo për t’u dëgjuar”
E zhgënjyer nga tregu, Xhesika Polo: “Muzika sot bëhet për t’u parë dhe jo për t’u dëgjuar”
0

E zhgënjyer nga tregu, Xhesika Polo: “Muzika sot bëhet për t’u parë dhe jo për t’u dëgjuar”

0
0

Këngëtarja Xhesika Polo ishte e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Polo foli për karrierën e saj dhe njëkohësisht edhe për këndvështrimin e saj mbi muzikën apo festivalet por edhe për lajmet e portaleve që shpesh herë jane të fryra për hir të klikimeve me tituj bombastikë që shpesh s’janë të vërteta.

Ajo foli edhe për moskualifikimin me finalen e Festivalit të Fundvitit ne RTSH vitin e kaluar. Duke shprehur pakënaqësinë për mosvlerësimin e punës së bërë për atë këngë, Xhesika tha që nuk e kuptoj se përse nuk u fut ne finale pasi kenga e saj ishte e pelqyer jo vetem ne shqiperi por edhe nga blogjet e huaja, dhe pamvaresisht klasifikimit apo cmimeve ajo e meritonte te ishte te pakten ne naten finale.

Gjithashtu Xhesika Polo foli edhe për probelemet e shumta që hasin këngetarët sidomos në perzgjedhjen për të peformuar në klube apo evente, pasi sipas saj standardi i kërkesave nga menaxherët e këtyre eventeve vendoset nga paraqitja e jashtme e këngetareve dhe jo nga vokali.

Ajo e zhgënjyer nga tregu muzikor në Shqiperi, mendon herë pas here të largohet përfundimisht për të jetuar jasht vendit, pasi vleresimi për këngëtarët e vërtete këtu është minimal.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Z6J9Q-YbQh0

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcZ89frgEE_/?taken-by=xhesikapoloofficial