Në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel, të ftuara kanë qenë dy tifozet speciale të kombëtares shqiptare në “Euro 2016”, Irid Oksa dhe Rike Roçi.
Gjatë emisionit, ato kanë vënë në siklet trajnerin brazilian të Tiranës, Ze Marian i cili gjithashtu ishte i ftuar në panel.
Irid Oksa pyeti Ze Marian se çfarë mendimi ka ai për vajzat shqiptare, duke e lënë këtë të fundit pa fjalë.
Gjithsesi, ai u përgjigj: “Nuk di çfarë të them”
Në këtë moment, ishte Rike që iu kthye shoqes së saj:
‘’Çfarë mendimi të japë Ze Maria? Ai është i martuar”
Sakaq të gjithë ia kanë dhënë të qeshurës, përveç brazilianit që u përmbajt, ndoshta ngaqë nuk e kuptonte mirë gjuhën.
Link: https://youtu.be/NXKsv0F6ezE?t=1849
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdU8j5CnHoi/?taken-by=iridoxaofficialpage