Home ShowBiz Pas suksesit me Sardin, Alban Skënderaj bën “Ping-Pong” me Mc Kreshën
Pas suksesit me Sardin, Alban Skënderaj bën “Ping-Pong” me Mc Kreshën
0

Pas suksesit me Sardin, Alban Skënderaj bën “Ping-Pong” me Mc Kreshën

0
0

Dy stile të ndryshme të ndryshme Pop dhe Hip Hop, në një produkt të vetëm që ngërthen ritmin e veçantë dhe lojën e bukur të fjalëve. Po flitet për “Ping pong”, projektin e ri të Alban Skënderaj dhe Mc Kresha. Albani vjen nga një bashkpunim i sukseshëm me Dj Sardin, por është i vendosur që ta pushtojë verën me zërin dhë melodinë e krijimeve të tij.

“Ping-pong” ka në qendër një femër që luan me dy partnerë të ndryshëm, të cilët e kuptojnë lojën e saj dhe nuk janë më në të, madje i kthejnë vajzës së “shkathët” të njëjtën monedhë.
Dy emrat e mëdhej të skenës kanë vendosur të sjellin një klip të animuar plot me ngjyra dhe të përshtatur me ritmin dhe tekstin që gjithashtu shfaqet në ekran.
Albani duket se në fare pak kohë ka bërë një tjetër goditje në shenjë sepse kënga është shumë tërheqëse. Kjo sigurisht edhe fal repit karakteristik të Mc Kreshës.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=GZrVdTkYyy0

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BifMXGmHp0I/?taken-by=albanskenderaj