Home Business / Technology Ka 2.2 miliardë përdorues, por nuk do ta besoni se sa miliard profile fallco ka fshirë vetë Facebook
Ka 2.2 miliardë përdorues, por nuk do ta besoni se sa miliard profile fallco ka fshirë vetë Facebook
0

Ka 2.2 miliardë përdorues, por nuk do ta besoni se sa miliard profile fallco ka fshirë vetë Facebook

0
0

Profile me përmbajtje fallco ose të padëshiruar kanë përmbytur rrjetin social Facebook. Teknologjia e re filtrimit KI aplikuar gjerësisht së fundmi, ka ndihmuar për të filtruar llogaritë e rreme dhe përmbajtjen problematike.

Me një total prej rreth 2.2 miliardë përdoruesve aktivë, Facebook ka fshirë pothuajse 1.3 miliardë profile të rreme vetëm në gjashtëmujorin e fundit. Rreth 98% e tyre janë diktuar, madje edhe para se përdoruesit e tjerë binin në kontakt me to, këtë e njoftoi vetë Facebook ditën e martë. Facebook paraqiti për herë të parë shifra më të hollësishme mbi masat për zbatimin e rregullave të përdorimit të këtij rrjeti.
Sipas të dhënave të servirura gati 1.8 milionë “përmbajtje e padëshiruar” u fshinë si pasojë e propagandës terroriste në tremujorin e shkuar dhe 1.1 milion në tremujorin e fundit të 2017. Arritjet në këtë fushë kanë qenë të konsiderueshme për shkak të përmirësimeve në teknologjinë e kërkimit automatik. E kuptohet që nuk ka mbaruar me kaq.

Si operon Facebook me “përmbajtjen” e fshirë

Mund të jetë ndryshe, çfarë Facebook kupton si përmbajtje në këtë rrjet. Kështu, një hyrje në Facebook me një tekst dhe katër foto fillimisht llogaritet si pesë elementë në përmbajtje. Për shembull, nëse tre prej fotografive hiqen, korrespondon me tre zëra të fshirë. Por nëse hyrja në Facebook tërësisht hiqet, atëherë shfaqet në statistikat vetëm si një përmbajtje e fshirë.

Rreth 2.5 milionë përmbajtje u fshinë për nxitje urrejtjeje në tremujorin e kaluar. 38 përqind e kësaj shifre u diktua nga vetë Facebook dhe puna e sistemit të automatizuar të diktimit është ende në proces.

Link: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Facebook-1-3-Milliarden-gefaelschte-Accounts-in-sechs-Monaten-geloescht-4050020.html

Burimi i fotos kryesore: www.facebook.com