Home Business / Technology “YouTube VideoDays 2018” anulohet
“YouTube VideoDays 2018” anulohet
0

“YouTube VideoDays 2018” anulohet

0
0

VideoDays 2018 në Berlin dhe Këln është anuluar nga organizatorët. Përveç shitjeve të pamjaftueshme të biletave, ka edhe më pak sponsorë për ngjarjen dy-ditore rreth yjeve të YouTube dhe fansave të tyre.

Divimove GmbH nga Berlini ka anuluar VideoDays më 16 dhe 17 qershor në Berlin dhe më 11 dhe 12 gusht në Këln për 2018-ën. “Sjellja e VideoDays nuk do të ishte i mundur me shitjet e deri tanishme të biletave tejet e pamjaftueshme dhe me një numër të reduktuar sponsorësh,” thekson kompania në faqen e saj zyrtare si arsyetim. Biletat e shitura tashmë mund të kthehet dhe do të rimbursohen nga organizatorët.

Youtube VideoDays si event ka filluar që nga viti 2010 e prej atij viti eventi dyditor ka qenë një traditë e sukseshme. Madje në ditën e dytë të eventit – CommunityDay – u ofron krijuesve dhe fansave të YouTube mundësinë për t’u takuar për selfies, marrje autografësh dhe diskutime. Në ditën e parë, ShowDay, jepet një shfaqje shumë-orëshe.

Për herë të parë në shtatë vjet, ky event u anulua tërësisht në 2018 pas problemeve me shitjen e biletave dhe sponsorët. Ndër blerësit e biletave, ka disa reagime trishtimi dhe zemërate ndaj anulimit.
Sa i takon vitit 2019 Divimove GmbH nuk bën deklarata specifike. “Ne do të vazhdojmë ta vlerësojmë ngjarjen brenda vendit dhe të shohim mundësitë e mundshme për VideoDays në të ardhmen,” thuhet në faqen e tyre zyrtare.

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/YouTube-VideoDays-2018-abgesagt-4052710.html

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io/photo/CJIKPS1FVB