Home ShowBiz Noizy ndërmerr një nismë të jashtëzakonshme. Dhjetra fansa i bëhen krah reperit
Noizy ndërmerr një nismë të jashtëzakonshme. Dhjetra fansa i bëhen krah reperit
0

Noizy ndërmerr një nismë të jashtëzakonshme. Dhjetra fansa i bëhen krah reperit

0
0

Noizy është një nga reperët më të mirë shqiptarë i cili numëron shumë fansa në vendin tonë. Në dy nga daljet e tij të fundit ai ka emocionuar publikun duke uruar njërin prej fansave për ditëlindje duke i hyrë në orën e mësimit dhe jo më larg se dje, vizitoi një fans tjetër të shtruar në spital në Turqi.  Zemërgjerëzia e tij ecën krahë për krah me talentin dhe pasionin në muzikë. Një tjetër gjest human dhe një nismë shumë fisnike ka marrë ditën e sotme.

Në Instastory ka kërkuar ndihmë nga fansat e tij për të ndihmuar Klean e vogël e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni që kushton 20 mijë Euro. Ai thekson se kontributi i tij për ndërhyrjen e ka plotësuar nevojën e vogëlushes, por nga fansat mund t’i vijnë në ndihmë familjes së fëmijës edhe për nevoja të tjera mjeksore.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave, të cilët vetë reperi nuk ka nguruar t’i falenderoj personalisht me anë të postimeve në Instastorin e tij.

1779805723183865086_238534797 1779805921398457890_238534797 1779843946790750715_238534797 1779846648694097327_238534797

Link: https://www.instagram.com/zinizin/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiRyfIElSWw/?taken-by=zinizin