Home ShowBiz “Çfarë hunde ke” Emina Çunmluaj nuk ia përton, i jep një përgjigje epike komentueses
“Çfarë hunde ke” Emina Çunmluaj nuk ia përton, i jep një përgjigje epike komentueses
0

“Çfarë hunde ke” Emina Çunmluaj nuk ia përton, i jep një përgjigje epike komentueses

0
0

Emina Çunmulaj, është bërë nënë për herë të dytë vetëm disa ditë më parë.

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, vazhdimisht hedh foto të vogëlushes së saj të sapolindur, Mias, në të cilat si mama e bijë, duken mjaft të ëmbla.

Së fundmi, Emina ka postuar një foto me Mian, teksa e mban në prehë dhe vajza i ka kapur asaj gishtin me dorën e vogël. Mesa duket, edhe tek kjo foto kaq e ëmbël, fansat kanë gjendur vend për kritikë.

Një prej ndjekësve të modeles ka theksuar hundën e madhe të saj, për të cilën Emina ka folur edhe më parë se i pëlqen ashtu siç është dhe nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet operacioneve plastike. “Qyqa moj vajzë, të rujt Zoti por çfarë hunde ke”, i ka shkruar fansja, ndërsa Emina nuk ia ka përtuar aspak përgjigjen, duke i thënë diçka epike. “Siç ma ka fal Zoti. Nuk jemi të gjithë perfekt. Ishalla je e kënaqur ti me hundën tënde sikur unë me timen, ehhh sa më e madhe hunda, më kollaj merr frymë“, ka qenë përgjigja e Eminës.

https://www.instagram.com/p/BjpwAIsBAl_/?taken-by=eminacunmulaj

Link: https://www.instagram.com/p/BjpwAIsBAl_/?taken-by=eminacunmulaj

https://www.instagram.com/p/Bjm_kcMhECe/?taken-by=eminacunmulaj

Link: https://www.instagram.com/p/Bjm_kcMhECe/?taken-by=eminacunmulaj

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bi7Ag9xBeyt/?taken-by=eminacunmulaj