Home ShowBiz Era Istrefi marramendëse, dalin pamjet e para nga klipi i Botërorit
Era Istrefi marramendëse, dalin pamjet e para nga klipi i Botërorit
0

Era Istrefi marramendëse, dalin pamjet e para nga klipi i Botërorit

0
0

8 qershori do jetë data e publikimit të klipit për himnin zyrtar të Kampionatit Botëror 2018.
“Live it up” titullohet kjo këngë, e cila interpretohet nga artistja shqiptare Era Istrefi, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Kënga është ritmike dhe është pëlqyer shumë nga fansat e futbollit, teksa atraktiv dhe i veçantë, duket se do të jetë edhe klipi.

Ka qenë Era, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shfaq një pjesë nga klipi i ri.
Në klipin e “Live it up” nuk do të mungojnë xhirot me makina, gjersa do të ketë edhe një paraqitje mjaft atraktive të artistes shqiptare.

“2 ditë deri në lansimin e Live it up”, shkruan Istrefi në mbishkrimin e fotografisë.

Fansat janë shprehur krenarë që këngëtarja shqiptare arriti të shënojë këtë sukses ndërkombëtar të vlerësuar lartë nga shumë emra të njohur.

https://www.instagram.com/p/Bjp03D4j6E9/?taken-by=strefie

Link: https://www.instagram.com/p/Bjp03D4j6E9/?taken-by=strefie

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjjolejBGhd/?taken-by=nickyjampr