Home ShowBiz “Drejt suksesit” nga Alban Skënderaj dhe Noizy, cilësohet edhe si “hiti i punës”
“Drejt suksesit” nga Alban Skënderaj dhe Noizy, cilësohet edhe si “hiti i punës”
0

“Drejt suksesit” nga Alban Skënderaj dhe Noizy, cilësohet edhe si “hiti i punës”

0
0

Dy artistë shumë të sukseshëm në tregun muzikor, së fundmi sollën bashkëpunimin e tyre më të ri  me titull ‘Drejt Suksesit’. Alban Skënderaj dhe Noizy me klipin e realizuar me ndihmën e gruas së kryebashkiakut Ajola Xoxa, përcjellin një mesazh sensibilizues për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Këtë shumë fansa e së fundmi edhe media e kanë cilësuar ndryshe dhe si hiti i punës për të rinjtë. Kënga nis me vargjet: “Asgjë s’të jepet falas, gjithçka e ka nje çmim, madje dhe dashuria dhurohet në shkëmbim”.

Teksti është një motiv për çdo të ri që do te ecë në rrugën e suksesit. Çdo gjë arrihet me mund, punë dhe djersë, vetëm në këtë mënyrë do të arrish gjërat që ke ëndërruar gjithmonë.

Ky është mesazhi më i madh që përcjellin dy këngëtarët nëpërmjet këngës së tyre. Nxisin të rinjtë shqiptarë të punojnë fort për të arritur majat, të mësojnë nga gabimet e tyre dhe çka është më e rëndësishmja të mos dorëzohen lehtë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8kzj3kNcy3E

https://www.instagram.com/p/Bj4V51THe5vFj8TG7DL8rZbm7YETYT3RgUsBuM0/?taken-by=ajolaxoxa

Link: https://www.instagram.com/p/Bj4V51THe5vFj8TG7DL8rZbm7YETYT3RgUsBuM0/?taken-by=ajolaxoxa

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=8kzj3kNcy3E