Home Aktualitet Blendi Fevziu rrëfen pse u tundua nga Top Channel
Blendi Fevziu rrëfen pse u tundua nga Top Channel
0

Blendi Fevziu rrëfen pse u tundua nga Top Channel

0
0

Pasi i dha fund dilemës mes Klanit dhe Top-it, një ndër gazetarët më të sukseshëm në Shqipëri, Blendi Fevziu ka folur edhe për tundimin e tij, për të ndërruar ekran.

I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, Fevziu ka treguar se përse është tunduar nga Top Channel dhe nga se u motivua zgjedhja e tij.

“Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20 vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë. Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pasi ato zgjidhen kollaj. Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën”, sqaroi Fevziu.

Link: https://youtu.be/sNIdTEI6ZuA?t=412

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News