Home Aktualitet “Ke marrë qyl rrogën për 15 vjet, gënjeshtar ordiner” Sherr mes Mirush Kabashit dhe Hervin Çulit
“Ke marrë qyl rrogën për 15 vjet, gënjeshtar ordiner” Sherr mes Mirush Kabashit dhe Hervin Çulit
0

“Ke marrë qyl rrogën për 15 vjet, gënjeshtar ordiner” Sherr mes Mirush Kabashit dhe Hervin Çulit

0
0

Aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi, ka qenë i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ku ka folur kundër shembjes së godinës të Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, ai është shprehur se në Teatër ka censurë politike dhe ideologjike, e cila vendos se çfarë do të vihet në skenë, duke akuzuar drejtpërdrejt drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin. “Natyrisht që ka censurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin”, u shpreh Kabashi në emision.

Pas kësaj deklarate të aktorit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Çulit, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, e ka sulmuar hapur Mirush Kabashin. Ai ka thënë se aktori meriton një rekord Guinnes pasi e ka marrë rrogën për 15 vite qyl, duke ngjitur në skenë vetëm një shfaqe shumë herë.

Çuli shkruan:

“Hahahaha! Zotëria “hani pini dhe rrëmbeni”, pasi “grabiti” për 15 vjet rrogën ne Teatrin Kombëtar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti për godinën e Teatrit Kombetar.

Ky individ qe mori rrogën 15 vjet dhe u ngjit ne skenën e TK-se vetem me nje shfaqje, është objekt per librin e rekordeve Giness. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner. Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq gënjeshtar ordiner është saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Gënjeshtari ordiner thotë se unë i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e veprës “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar përpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenën e TK-se. Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kërkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne ç’drejtim te paditur rreshket”

 

Link: https://youtu.be/id9ixn6Tf4c?t=2892

Burimi i fotos kryesore: ©NEWS24