Home ShowBiz Luana Vjollca i bën fanses për ditëlindje dhuratën e jetës
Luana Vjollca i bën fanses për ditëlindje dhuratën e jetës
0

Luana Vjollca i bën fanses për ditëlindje dhuratën e jetës

0
0

Luana Vjollca ka një numër të madh fansash, të cilët janë një mbështetje e madhe për të dhe sigurisht që ajo është shumë mirënjohëse.

Luana ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ta dhe nuk nguron që edhe ajo tu bëjë atyre shumë surpiza. Së fundmi moderatorja ka udhëtuar drejt Podujevës për të surpizuar njërën nga fanset, e cila festonte ditëlindjen.

Vajza mbushte 15 vjeç dhe sigurisht prania e Luanës ishte një nga dhuratat më të bukura për të. Ka qenë moderatorja ajo që ka shpërndarë një foto me vajzën në fjalë, ku ka shkuar se e përmbushi premtimin që i bëri asaj kohë më parë.

“Të dhashë fjalën që do vija të të takoja për ditëlindjen tënde dhe jam shumë më e lumtur se ti që ja dola të vij pavarësisht kushteve të vështira. Faleminderiit për gjithë dashurinë e pakushtëzuar që më dhuroni për kaq shumë vite. #LUANATOR përgjithmonë FAMILJE . Pas një periudhe shumë të lodhshme dhe një ditë të gjatë me xhirime ndjenja që mora sot ishte gjithë doza e motivimit që më duhej. Gëzuar 15 vjetorin tënd e bukura ime Diellza. Mëso shumë e puno fort për të realizuar ëndrrat e tua!”, shkruan Luana krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar fansen e saj.”, shkruan Luana duke ndarë me fansat emocionin e takimit.

https://www.instagram.com/p/Bk_BE3ynxoA/?taken-by=luanavjollca

Link: https://www.instagram.com/p/Bk_BE3ynxoA/?taken-by=luanavjollca

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkTU0NGneNB/?taken-by=luanavjollca