Home ShowBiz “Më shihnin si shqiptari hajdut” Ilir Shaqiri rrëfen jetën e vështirë në Itali
“Më shihnin si shqiptari hajdut” Ilir Shaqiri rrëfen jetën e vështirë në Itali
0

“Më shihnin si shqiptari hajdut” Ilir Shaqiri rrëfen jetën e vështirë në Itali

0
0

Fama e balerinit Ilir Shaqiri tashmë i ka kapërcyer kufijtë dhe emri i tij është sot simbol i një ndër arteve më impenjativ. Prindërit e tij e kanë ushqyer me dashurinë për baletin që fëmijë, pasi janë dy balerinë të njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Pas pjesëmarrjes në emisonet e “Amici”, “Buona Domenica” e shumë të tjera, prej disa vitesh ai është prezent edhe në Shqipëri, si anëtar i jurisë së spektaklit  “Dancing with the stars”.

I ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, Shaqiri kujtoi fillimet e vështira të karrierës në vendin fqinj.

“Në ato vite në Itali, ishte vetëm fama e hajdutit dhe kriminelit. Pasi triumfova në kërcim, erdhi dhe fama e balerinit shqiptar. Ishte një satisfaksion i jashtëzakonshëm jo vetëm për mua, por edhe për vendin që prezantoja. Ishin vite shumë të vështira. Kur prezantohesha se isha shqiptar, më shihnin si shqiptari që ka ardhur t’i vjedhë” – tregon tashmë me humor balerini.

Link: https://youtu.be/Pi1J_zUUiK4?t=454

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlBFxj2lOsP/?taken-by=rudinamagjistari