Home ShowBiz Pedagogu bën për ujë të ftohtë Morena Tarakun
Pedagogu bën për ujë të ftohtë Morena Tarakun
0

Pedagogu bën për ujë të ftohtë Morena Tarakun

0
0

Morena Taraku njihet si këngëtare dhe modele e sukseshme e cila për më tepër bën një jetë luksoze.

Ajo ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Instagram, të cilët duan të dinë çdo aspekt të jetës së saj private. Pas publikimit të klipit “Femnat” Morena u nda me një bujë të madhe nga miliarderi iranian Sasha Sobhani, ku lidhja e tyre pushtoi të gjithë mediat.

Por, duket se Morena ka akoma një gjë tjetër të rëndësishme që e ka lënë në mes dhe nuk e ka mbaruar.

Gazetari i njohur kosovar dhe pedagogu Adriatik Kelmendi ka qenë i ftuar së fundmi në një emision në kanalin T7, ku ka folur mbi Morena Tarakun.

Mesa duket, siç është shprehur edhe ai vet, Kelmendi ka qenë pedagogu i Morenës në universitet dhe ai e ka vënë në pozitë këngëtaren, duke deklaruar se ajo akoma nuk ka marr një provim dhe nuk e ka mbaruar shkollën. “Morenën e kam pasur studente, dy lëndë i kam dhënë dhe vetëm një provim ka bërë. Dua t’i them hajde mëso, jep edhe provimin tjetër e mbaroje shkollën”, janë fjalët e Adriatik Kelmendi mbi Morenën.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=3vqOcTwx8h0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dU7qjzwhOyc

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlGAzQ7lgn8/?taken-by=morenataraku