Home ShowBiz Brenda shtëpisë gjigande të Jozefina Topallit. Publikohen pamjet
Brenda shtëpisë gjigande të Jozefina Topallit. Publikohen pamjet
0

Brenda shtëpisë gjigande të Jozefina Topallit. Publikohen pamjet

0
0

Jozefina Topalli ka bërë histori në politikën shqiptare, duke qenë e para grua që ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit.

Topalli ishte dje e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku ka treguar pamjet e shtëpisë së saj të fëmijërisë, një shtëpi 200-vjeçare.

Teksa tregonte ambientet e shtëpisë, ajo kujtonte me nostalgji momente nga fëmijëria e saj.

“Shtëpia tani është vjetëruar. Nuk mund të rri pa shkuar tek ajo shtëpi se aty kam lindur, jam rritur vetë, kam rritur edhe fëmijët e mi se shumë herë nëna kujdesej për ta. Fëmijëria ime ka qenë e gëzueshme pavarësisht vështirësive të tjera. Brenda familjes krijohej një ambient i bukur. Shtëpia ishte e madhe me oborr të madh. Brenda shtëpisë ishim rreth 20 e ca fëmijë, bashkë me komshitë luanim gjithë ditën bashkë, mësonim, grindeshim, pajtoheshim. Kam shumë kujtime”, u shpreh mes emocionesh Jozefina Topalli.

Link: https://youtu.be/Ieje1jv7eCQ?t=734

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BppXy0HDaN5/