Home ShowBiz Si reagoi kur e imituan. Rezart Veleshnja tregon bisedën me Çanin
Si reagoi kur e imituan. Rezart Veleshnja tregon bisedën me Çanin
0

Si reagoi kur e imituan. Rezart Veleshnja tregon bisedën me Çanin

0
0

Rezart Veleshnja është padyshim një nga aktorët më të preferuar të humorit. Rolet e aktorit Rezart Veleshnja në ‘Portokalli’ janë ndër më të pëlqyerat nga publiku.

Së fundmi aktori në një nga rolet e tij në spektaklin e humorit imiton moderatorin Arjan Çani. Ndërsa të gjithë bëhen kuriozë se çfarë mund të mendojë moderatori për këtë, Rezarti e ka zbuluar vetë.

Në “360 Gradë” në Ora News, aktori tregoi bisedën me Çanin.

“Arjanin kur e kam takuar më thoshte; pse kështu jam unë? Dhe më shikonte. Nuk e imagjinoj as vetë të jem këtu. Njerëzit që kemi imituar, kanë qenë dashamirës. Unë për vete kam dëshirë të më imitojnë.”, u shpreh Rezarti.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=1cH9zuletBs

Burimi i fotos kryesore: ©TopChannel