Home ShowBiz Kujt mund t’i shkonte në mendje?! Zbulohet kush i bëri bashkë Fifin me Mc Kreshën
Kujt mund t’i shkonte në mendje?! Zbulohet kush i bëri bashkë Fifin me Mc Kreshën
0

Kujt mund t’i shkonte në mendje?! Zbulohet kush i bëri bashkë Fifin me Mc Kreshën

0
0

Plot 2 milionë e gjysmë klikime për “Psikopatja Jote”, e cila ka vetëm gjashtë ditë që është në “Youtube”. Bashkëpunimi i këngëtares Fifi me reperin Mc Kresha është pëlqyer jashtë mase nga publiku.

Së fundmi dy këngëtarët kanë dhënë një intervistë për “Mirage”, ku zbuluan se ai që i bëri bashkë në këtë projekt është Ardit Gjebrea.

Gjithashtu Fifi sqaroi edhe njëherë përse ka zgjedhur këtë titull për këngën. Ajo hodhi poshtë akuzat se ofendon femrat.

“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontraditë me veten. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten sepse secila femër e kontrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë që nuk i dërgon shoqet pas për ta kontrolluar se ku po shkon. Përveç kësaj të gjitha femrat mendojnë nëse e duan mashkullin me të cilin janë apo jo”,- tha këngëtarja.

Kjo e fundit tregoi gjithashtu se kënga është e shkruar nga ajo në një moment konfuzioni dhe melankolie.

Link: https://youtu.be/k-G21LTQOe4?t=58

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM