Home ShowBiz ” Shpirti im… “, Luana Vjollca mahnitet nga surpriza që gjen në derën e shtëpisë
” Shpirti im… “, Luana Vjollca mahnitet nga surpriza që gjen në derën e shtëpisë
0

” Shpirti im… “, Luana Vjollca mahnitet nga surpriza që gjen në derën e shtëpisë

0
0

Mund të thuhet me plotë gojën se Luana Vjollca ka fansat më besnikë që mund të gjenden.  Ata jo vetëm e mbështesin pa rezerva në gjithçka, por edhe e surprizojnë me dhurata të ndryshme.

Madje një dhuratë ajo e ka marrë edhe një ditë më parë, ku një fanse e ka befasuar moderatoren kur ka shkuar në shtëpi.

Fansja kishte vendosur në derën e shtëpisë së Luanës surprizën e ëmbël për të. Ajo i kishte lënë disa pusulla, çokollata si dhe kishte gdhendur në një filxhan dhe në stilolaps dashurinë që kishte për të.

Këtë gjest kaq të bukur të fanses së saj, Luana zgjodhi që ta ndante me në “Instastory”. Moderatorja e falenderoi fansen e saj Diellzën.

“Je fansja më e mirë në botë @diellzaluana. Shpirti im që ma mbushe zemrën plot”, shkruan Luana përpara 1.3 milionë ndjekësve të saj.

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bp_7VuNA-Lp/